Pak ditë më parë, shoqja e Luizit, në një reagim në rrjetet sociale, shkruante se ka pasur një debat me Kiarën për shkak të llogarisë me mbi 600 mijë ndjekës që menaxhonte më herët.
Në një postim në Instagram, Jurgena tregonte se gjatë javës kur Kiara doli jashtë shtëpisë së BBV, i ka kërkuar që të takohen. Sipas shoqes së Luizit, Kiara i ka kërkuar profilin e Instagram-it duke i thënë se do i hapin një tjetër llogari.
Disa mesazhe që pretendoheshin se ishin shkëmbyer mes Kiarës dhe personit në fjalë, të cilat u bënë virale në TikTok, por miqtë e familjarët që menaxhojnë Instagramin e Kiarës mohuan çdo pretendim.
Në mesazhe shkruhet se Kiara ka firmosur një kontratë me produksionin e “Big Brother VIP Albania” në lidhje me pagesën e saj si banore e re e BBVA.
“Këto biseda që po qarkullojnë në rrjet, janë TË RREME. Nuk ka patur një komunikim nga Kiara me personin në fjalë,” shkruhet në Instagramin e moderatores.