MESAZHI/ Escobar: E trishtë kur sheh situatën ku ndodhet PD, të lënë pas të shkuarën

Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Tovima, Escobar është shprehur se është shumë e trishtë të shohësh se si një parti si PD-ja, është e përfshirë në një përçarje të tillë, siç edhe ndodhet aktualisht.

Ecobar shton se uron që PD-ja që lërë pas të shkuarën e të shohë nga e ardhmja, një mesazh ky që kërkon distancimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD në këtë moment. Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë,”- është shprehur i dërguari i SHBA-ve.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *