Mesazhi i 12 nëntorit/ Pakënaqësia në rënie, më pak pjesëmarrje se më 2 mars

Opozita organizon protestën e dytë kombëtare e thirrur kundër qeverisë, korrupsionit dhe vështirësimit të jetës për shkak të krizës.

Pjesëmarrja në protestën e 12 nëntorit 2022
Pjesëmarrja në protestën e 12 nëntorit 2022

Por ndryshe nga protesta e 2 marsit 2020 ku mijëra qytetarë ishin mbledhur në qendër të Tiranës, sot në shesh kishin zbarkuar më pak qytetarë.

Pjesëmarrja në protestën e 2 marsit 2020
Pjesëmarrja në protestën e 2 marsit 2020

Në mars protestuesit u thirrën nga presidenti i Republikës aso kohe Ilir Meta, për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe siç u tha, për mbrojtjen e Kushtetutës së Shqipërisë. Por PD dhe PL me sa duket ka krijuar një pakënaqësi akoma më të madhe duke u bërë një trup dhe populli po e braktisë pasi nuk shikon shpresë në këtë ribashkim.

Ndërsa televizionet po transmetojnë live pamjet e protestës, që rëndom furnizohet nga një regji, xhiruar nga një perspektivë, përkatësisht me dron nga lart duke u ngritur vetëm shumë pak kokave të protestuesve. Për të dhënë përshtypjen e një pjesëmarrje masive por e vërteta është se  pjesëmarrja ishte e ulët dhe e pamjaftueshme. Por një gjë është pozitive,  fryma e kryengritjes ekziston por do partnerët e duhur.

Protesta u mbajt para kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Opozita prej disa ditësh ka paralajmëruar këtë manifestim. Protestuesit u mblodhën para kryeministrisë, dyert kryesore të së cilës janë blinduar duke u veshur me llamarinë të fortifikuar. Ndërkohë që pritet që fjalimet e fundit të jenë të Sali Berisha dhe Ilir Metës, të cilët janë krah njëri-tjetrit para Kryeministrisë.

Në fakt pjesëmarrje është jo ajo që Meta kishin shpresuar për të treguar atë që ata e quanin ‘revoltë e madhe popullore’. Mësohet se për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar 1500 efektivë të policisë. Ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe forcat FNSH të cilat do të ndërhyjnë vetëm nëse do të jetë e nevojshme.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *