Mesazhi i Ambasadës amerikane në kujtim të 51 viktimave të tërmetit: Do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për një të ardhme më të fortë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka kujtuar dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri.

Më tej në reagim thuhet se SHBA do të vazhdojë të mbështes Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë. Më tej, Ambasada Amerikane shkruan se SHBA ishte e nderuar t’i qëndronte pranë vendit tonë dhe duke dhënë ndihmën e saj gjatë kësaj kohe.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

Dy vite më vonë, ne kujtojmë atë mëngjes herët kur tërmeti më shkatërrimtar në 40 vite goditi Shqipërinë. Ne kujtojmë 51 viktimat. Ne nderojmë qëndresën dhe forcën e shqiptarëve përballë fatkeqësisë. Shtetet e Bashkuara ishin krenarë të qëndronin me miqtë shqiptarë për të ndihmuar, atë ditë dhe në vazhdim. Ne do vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë për të ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të begatë. 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *