Mesazhi i fortë i Blinken/ Yuri Kim: Të korruptuarit do të ndëshkohen

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka shpërndarë mesazhin e sekretarit e Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për korrupsionin. Në postimin e bërë, Blinken ka nxjerrë emrat e gazetarëve “kampionë” në fushën kundër korrupsionit, duke theksuar edhe njëherë lirinë e shprehjes së medias në informimin e publikut. E gjithashtu edhe ndëshkimin e të korruptuarve.

“Duke punuar së bashku, ne do të ndalojmë aktorët e korruptuar të veprojnë pa u ndëshkuar. Departamenti i Shtetit rikonfirmon angazhimin tonë për të gjithë ata që punojnë për të ndërtuar transparencë dhe llogaridhënie në mbarë botën. Urime Kampionëve tanë Antikorrupsion 2021″, deklaroi Kim.

“Liria e medias luan një rol të domosdoshëm në informimin e publikut, për t’i mbajtur qeveritë përgjegjëse dhe për të treguar histori që përndryshe nuk do të tregoheshin. SHBA do të vazhdojë të mbrojë punën e guximshme dhe të nevojshme të gazetarëve në mbarë botën”, thekson sekretari amerikan i shtetit në mesazhin e rishpërndarë nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Yuri Kim Tw

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *