Ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në orën 13:00.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën e shpallur ‘Non Grata’ në parlament në muajin shtator dhe tashmë “topi” është në fushën e Lulzim Bashës. Ky mesazh i qartë i është dhënë sot Bashës sy më sy nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim në takim që zhvilluan për rreth një orë e gjysmë në selinë blu.
Pas takimit me Bashën, ambasadorja e kërcënoi me izolim ndërkombetar PD-në nëse nuk shkeputet nga Berisha. “Është tragjike për një parti që të hajë barë për fatin e një njeriu”, u shpreh Kim duke ju referuar payrolls së Enver Hoxhës se ” bar do të hajmë dhe markzizëm – leninizmin nuk do e tradhëtojmë”.
Fjalimi i plotë:
“Patëm një diskutim shumë të mirë me Bashën sot, ishte në vijim të takimit që kemi pasur kur Reeker ishte në Tiranë. Folën për forcën e marrëdhënieve Shqipëri dhe SHBA, për rolin e rëndësishëm që PD ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve me SHBA dhe rëndësinë që vendi të qëndrojë në shtegun drejt BE. Është e padyshimtë fakti që roli që PD ka luajtur është i domosdoshëm dhe po aq mirë që PD do kthehet në shtator. Kuptojmë që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet, por që janë shqyryar në raportin e OSBE. Do të jetë tejet e rëndësishme që kjo gjë të bëhet në mënyrë domethënevse dhe ne do të mbështesim përpjekjet për demokracinë. PD do të rikthehet në Kuvend e rëndësishme që PS të mund të ngrihet mbi interesat e saj partiake, përgjegjësia që liderët e partive politike kanë të shoqërohen nga deputetë që meritojnë përfaqësimin e Shqipërisë. PD të mendoj për këtë çështje. PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Ironike që një parti të hante bar për hatër të një deputeti të saj. Në fakt shpresa jonë është që partitë të vazhdojnë përpara dhe bashkëpunimi ynë të shkojë përpara. Për këtë arsye ka vendime të vështira për të gjithë, shpresoj që njerëzit të kenë mundësi të çlodhen në muajin gusht dhe të kthehen të freskët dhe të përtërirë për ato që ka e ardhmja”,”, tha Kim.
Takimi i fundit mes tyre ishte me rastin e vizitës së ndihmëssekretarit amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker më 30 qershor, ku të dy u shfaqën të buzëqeshur, ndërsa i dhanë dorën njëri-tjetrit.
Kujtojmë se Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha para disa javësh, ndërsa ambasadorja çdo ditë bën thirrje për lulëzimin e drejtësisë në vend.
/Priza.al/