Mesazhi i ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Zheji: Pensionist, se ka patur vetëm për Berishën

Mesazhi i ish-ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri, Uilliam Rajerson është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24.

Analisti Artur Zheji tha se nuk është thjesht një mesazh që mund të anashklohet, por sipas tij vjen me një regjizurë.

Nga ana tjetër analisti Andi Bushati u shpreh se Rajerson ka qenë një ndër më të këqijtë pas ambasadores amerikane Yuri Kim dhe se është larguar nga Shqipëria pa shkelur njëherë në dyert e opozitës.

Zheji: Ka qenë një ambasador që zgjoi ëndrrat e shumicës së shqiptarëve. Sistemi amerikan ka një rregull  që ambasadorët mbahen si ekspertë të një vendi. Mendoj që ndoshta diku jo në ndonjë departament të rëndësishëm, jep këto mesazhe. Nuk mendoj që është diçka pa regji, por edhe mund të jetë , një ditë duke gjuajtur peshk t’i dërgojë mesazh popullit shqiptar. Mendoj që herët apo vonë një spastrim i një klase të vjetër të ricikluar është në rend të ditës të goditjes, jo vetëm për Berishën por mendoj që është edhe për Ramën. Edi Rama tani është në Këshillin e Sigurimit, por ndonjëherë perandoritë e mëdha kanë disa rryma, ia lejojnë vetes luksin që nga një pensionist që të vijë një mesazh që mund të jetë apo jo. Dyshoj që ky mesazh është shumë regjizurë, pra nuk mendoj që mund të jetë thjesht banale.

Bushati: Nëse e zëmë se është mesazh duhet të kuptojmë se në ç’pikë kemi degraduar, diskutojmë për një pensionist që i përgjigjet një pensionisteje tjetër si Doris Pack. Ne ushqejmë publikun tonë me ca njerëz që në vendet e tyre mezi u thotë mirë mëngjes edhe shitësit e bukës. Të marrim tani deklaratat e disa të mbaruarve tani…nuk e di, edhe këto duhet t’i marrim me rezerva. Tani grupi tjetër i bën Balla një fishkëllim dhe del Doris Pack. Ky ambasador besoj që pas Yuri Kim ka qenë një ndër më të këqij, është larguar nga Shqipëria pa shkelur njëherë në dyert e opozitës. Edhe si figurë duhet parë me sy kritik, tani del nga radha e qumështit dhe diskutohet…Tani azilin e pleqve do e bëjmë politikën shqiptare…!? Ka rrezik që në zgjedhjet e 2025 në të shohim Ramën, Berishën dhe Metën që të zihen për pushtet, që në 2007 këta diskutoni dhe tani të kthehemi pas 20 vitesh dhe të diskutojmë sërish për këta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *