Para pak orësh, Demi Lovato lançoi këngën e saj më të re ‘Melon Cake’, titulli i të cilës i bëri përshtypje të madhe fansave.
Kjo këngë trajton një histori personale të Demit, e cila mbante dieta drastike sa rrezikonte seriozisht shëndetin e saj.
Ajo flet për çrregullimet e të ngrënit gjatë vitit të kaluar dhe si stafi i saj e mbante nën kontroll, duke i ndaluar edhe frutat që të mos konsumonte shumë sheqer.
Madje, edhe për ditëlindje asaj i bënin një shalqi me krem të bardhë sipër, ndaj edhe kënga quhet “Tortë shalqiri”.
“E dashur vetja ime e vogël, më fal që më mori kaq shumë kohë, por më në fund je e lirë!”- shprehet Demi në këngë, duke i dhënë të gjithëve mesazhin që nuk duhet të tentojnë drejt ekstremeve të tilla për të mbajtur dietë.
Lovato ka treguar së fundmi se ish- i fejuari Max Ehrich “e largonte” nga të qenurit vetvetja.Këngëtarja është bërë më e sigurt në vete që kur u nda nga Max.
Kur kujton kohët e vjetra këngëtarja e hitit “Cool For Summer” shprehet se përfundimi i fejesës së tyre dy-mujore me aktorin mund të ketë qenë “gjëja më e mirë” që u ka ndodhur ndonjëherë.
/Priza.al/