Vladimir Putin i dërgoi një mesazh Perëndimit në urimin e tij të Vitit të Ri, drejtuar popullit rus. 70-vjeçari tha se në lidhje me Ukrainën mori “vendimet e nevojshme”.
“2022 ishte viti i vendimeve të vështira, të nevojshme dhe i hapave përpara për të fituar sovranitetin e plotë të Federatës Ruse. Ky vit vendosi gjërat në vendin e vet, ndau heroizmin nga tradhtia. Ne po luftojmë për të mbrojtur popullin tonë në territorin tonë” – u shpreh Putin.
Putin akuzoi se Perëndimi ka inkurajuar nazistët në Ukrainë.
“Perëndimi gënjeu për paqen, po përgatitej për agresion” -tha Presidenti i Rusisë.
Rusia nuk i ka kursyer bombardimet në të gjithë territorin e Ukrainës as në ditën e fundit të vitit 2022. Sipas zyrtarëve atje, dhjetëra predha janë lëshuar në drejtim të qyteteve të ndryshme.