Gjatë natës së “Prime”-t të kaluar, “Vëllai i Madh” dënoi, Luizin, Kristin dhe Armaldon, pasi kishin thyer një nga rregullat e shtëpisë, duke hyrë të tre së bashku në tualet.
Këngëtari u shpreh se ky ishte një ‘kurth’ që bëri për t’u hakmarrë ndaj Maestros, pasi disa javë më parë ai i sugjeroi Oltës të nxirrte në nomimim Kiarën.
Dhe pas kësaj Armaldo ka nisur të ‘kërcënojë’, moderatoren se do ta nxjerrë në nominim për t’u hakmarrë ndaj Luizit.
Kjo gjë solli reagimin e ashpër të Kiarës, e cila i tha më pas këngëtarit të mos e përmendë më emrin e saj si argument për t’u hakmarrë.
Mirëpo, këngëtari jo vetëm që nuk ra dakord, por u shpreh se do të marrë hak edhe pas daljes ga shtëpia e “BBVIP”, pasi ai nuk i harron gjërat.
Gjatë bisedës me Kiarën, Luizi përmendi një rast ku njëri prej banorëve i cili nuk është më pjesë e shtëpisë, i ka thënë një fjalë shumë të rëndë moderatores, situatë që sipas tij, ka ndodhur rreth dy muaj më parë.
“Të është thënë një fjalë nga një banor që nuk është më këtu. Fjalë shumë e rëndë që më ka prekur dhe ka më shumë se dy muaj. Kur të dal jashtë do e kthej përgjigjen. Dua të tregoj që unë nuk harroj”, tha ai.
Kujtojmë se rasti për të cilin, Luzi po fliste ka të bëjë me një debat të ashpër që këngëtari pati me ish-banorin, Amos Zaharia, ku ky i fundit ofendoi rëndë Kiarën duke e quajtur “p*tane”.
“Krisu tani ti edhe ajo p*tana jote”, dëgjohet të thotë Amosi, ndërsa Luizi i kundërpërgjigjet: “Ik kris b**ën”.