Lituania i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin. Për këtë të fundit u lëshua një urdhër arresti si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare.
Ministria e Jashtme e vendit ka postuar një foto të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku shkruhet: Putin, Haga po të pret.
Putin, the Hague is waiting for you! https://t.co/5GwHc7k4VW pic.twitter.com/ErDPkARZyp
— Lithuania MFA | #StandWithUkraine (@LithuaniaMFA) March 17, 2023