Metereologu grek, Efthymios Lekkas, paralajmëroi pas tërmetit të fuqishëm të magnitudës 6.3 në ishullin e Kretës se në dy ditët e ardhshme ekziston rreziku i përsëritjes së lëkundjeve të forta të tokës.
Fatmirësisht nga episodi i një dite më parë nuk pati të lënduar. U shemb vetëm një kishë e vogël në Xerokambos Sitias dhe u dëmtuan disa dyqane.
Rikujtojmë se një sërë shkollash në lindje të Kretës u evakuan. Lekkas tha se goditja tjetër mund të jetë e njëjtës magnitudë, ose pak më e lehtë.
Profesori shpjegoi se tërmeti i fundit ishte pranë sipërfaqes dhe u ndje shumë në Kretë, në ishujt e Dodekadezit, në Qipro e deri në Kajro.
Sipas tij megjithatë, ai ishte në linjë tjetër me tërmetin e shtatorit, e kjo i bën dy ngjarje krejt të ndryshme. Tërmeti i një muaji më parë ishte i fuqisë 5.8. Ai goditi më fort qytetin e Iraklionit në Kretë duke lënë të vdekur një person, i cili ka qenë duke punuar në një kishë, e cila është shembur.
/Priza.al/