Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave. Sipas MeteoAlb, paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënie sjelli mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë.