Mesfushori Paul Pogba, i ka deklaruar gjyqtarit: “U thashë se do të paguaja”…

Dy ditë pas burgosjes së Mathias Pogbas, në kuadër të hetimeve për tentativë zhvatjeje të vëllait të tij, gazeta ‘Le Monde’ publikon një fragment të vogël nga dëshmia e futbollistit të Juventusit, Paul Pogba, para gjykatësit në lidhje me atë që ndodhi atë natë të 19 marsit:

“Më kujtohet se kisha frikë. Dy djem më drejtuan armët. Papritmas, i sulmuar dhe i kërcënuar, u thashë se do të paguaja”,- ka thënë mesfushori.

Pesë burra me kapuç, mes të cilëve me sa duket edhe Mathias Pogba, e çuan mesfushorin francez në një apartament në Chanteloup-en-Brie, një qytet që ndodhet rreth 37 kilometra nga qendra e Parisit, ku ai u kërcënua.

Sulmuesit, tani në paraburgim parandalues, kërkuan pagesën e 13 milionë eurove, duke përfshirë tre milionë për mbrojtjen që këta djem i dhanë atij për disa vite.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *