Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda në një takim me strukturat në Fier u shpreh se PDIU nuk ka asnjë arsye që të mbetet peng i së kaluarës.
Gjatë fjalës së saj, Doda tha se PDIU është me kauzën për çështjen çame.
Unë ju them PDIU është me veten e saj, me Shqipërinë dhe me kauzën që përfaqëson. Kauzën kombëtare dhe kauzën e çështjes Çame”, ka thënë ajo, duke shtuar: “Fushata që kemi nisur është nga më të bukurat. Ne kemi pak rrënjë të lashta dhe është çështja çame që na lidh me lashtësinë, Por kemi nisur një histori të re. I gjithë ekipi i shqiptarëve të PDIU ka një moshë shumë të re dhe janë njerëz që na nderojnë. Ne padyshim do të kemi mundësi të japim më të mirat në këshilla bashkiakë ku do votohet dhe ku do jenë të pranishëm”.
Gjithashtu theksoi se prodhimi do të duhej të kthehej në prioritet në vendin tonë, po ashtu edhe turizmi shtoi ajo duhet të marrë vëmendjen maksimale. Ka një largim masiv që bëhen nga politikat, duhet të ketë një ofertë për të rinjtë dhe të rejat që të ardhmen e tyre ta shohin në vendin e tyre. Referendumet lokale mund të shërbejnë si një hap i parë që na kthejnë në traditat tonë. Pasi vendet i kemi parë me emra të ndryshuar, përse të mos kemi emrat tonë të bukur të lashtësisë.