Ndaj ish-prokurorit Adriatik Lalla i cili ndodhet në Itali ku u vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritet shqiptare pritet që të merret vendimit nga Gjykata e Lartë ditën e premte.
Edhe pse vendimi pritet të merret për pak ditë, shteti shqiptar nuk ka kryer asnjë veprim për ekstradimin e tij.
Në 20 maj 2021, SPAK e dënoi me dy vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar, ai do të kryejë 1.4 vite burg. Në 9 mars 2021, SPAK përfundoi hetimet për veprat penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive,interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.