Në datën 16 maj do të zhvillohet seanca e parë për votimin e Presidentit të ri, edhe pse akoma nuk ka emra të bërë publik.
Gazetari Muhemed Veliu ka zbuluar se emrat më të preferuar nga PS për kryetar të shtetit janë deputetja Mimi Kodheli dhe nga radhët e PD-së, është ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Disa nga deputetët kanë propozuar Edi Ramën për të qenë ai pasardhësi i Ilir Metës, por kryeministri e ka bërë të qartë se presidenti nuk do të jetë nga figurat e PS-së në kuvend apo në qeveri.
Si preferencë të dytë më e votuar deputetët socialist dëshironin të shikonin në presidencë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila si drejtuese politike e partisë qetësoi acarimet e përçarjet e socialistëve të Lezhës.
Dy nga 74 deputetët socialist, kanë propozuar për president kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.