Astrologët kanë parashikuar se 2023 do të sjellë fat në dashuri për këto 5 shenja zodiake:
Luani
Mund të kaloni një periudhë të vështirë në aspektin e dashurisë tani, por e gjithë kjo do të ndryshojë në vitin 2023, gjë që do t’ju sjellë mësime të rëndësishme. Këtë vit do të gjeni një zgjidhje për të gjitha problemet tuaja, atëherë kur e prisni më pak.
Virgjëresha
Falë Saturnit, fati juaj në dashuri do të përmirësohet në vitin 2023. Ky do të jetë viti kur e gjithë puna jote e palodhur do të shpërblehet dhe do të kuptosh se të gjitha vështirësitë që kalove në vitin 2022 ishin të nevojshme, sepse të sollën atje ku je sot. Një vit në të cilin do të kuptosh se ia vlente të prisje personin e duhur. Nëse doni të kaloni një vit të lumtur, mos kini frikë t’i jepni fund së kaluarës.
Peshqit
Viti 2023 do t’ju sjellë stabilitet dhe siguri në aspektin e dashurisë. Kjo do t’ju ndihmojë t’i shihni gjërat më qartë dhe të forconi marrëdhënien tuaj të dashurisë. Pra, ka mundësi të mëdha për të rigjallëruar marrëdhënien tuaj të vjetër pasi do të jeni në gjendje të zgjidhni të gjitha problemet me partnerin/en tuaj që ju kanë shqetësuar deri tani.
Akrepi
Një vit i madh dashurie ju pret, një periudhë që do t’ju sjellë shumë pasion. Je lodhur duke kërkuar vazhdimisht shpirtin tënd binjak? Të lodhur nga njerëzit që i marrin si diçka të zakonshme ndjenjat e tua dhe nuk i respektojnë ato? Je lodhur nga lidhjet e ‘këqija’? E gjithë kjo do të përfundojë në vitin 2023.
Shigjetari
Për ju, 2023 do të jetë një mundësi për të filluar nga fillimi dhe për të kthyer faqen. Një mundësi për të hyrë në të ardhmen pa parë nga e kaluara. Ky vit do të jetë një kohë me ndryshime të mëdha pozitive dhe gjithçka që duhet të bëni është të keni kurajën për të dalë nga zona juaj e rehatisë. Vetëm beso në veten tënde dhe yjet do të të tregojnë rrugën e drejtë.