Sipas “Agjencisë së Standardeve të Ushqimit”, ushqimet më mira janë ato që shërbehen të ftohta, se sa të nxehen përsëri, raporton Mirror, kjo pasi mund të helmoheni nga ringrohja e tyre.
Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e ringrohni ushqimin.
Ja ushqimet që nuk duhet t’i ringrohni
Selino, spinaqi dhe panxhari – Nxehtësia mund të shkaktojë që nitratet e këtyre perimeve të kthehen në toksike, apo të kenë veti kancerogjene kur ngrohen për herë të dytë. Prandaj është mirë që këto ushqime të mos ngrohen sërish.
Kërpudhat – Zakonisht kërpudhat duhet të konsumohen menjëherë pas gatimit. Proteinat e tyre shpërbëhen që në momentin që priten dhe kjo nuk është gjë e mirë për stomakun.
Vezët – Nëse ringrohni vezën e zier apo të skuqur, mund të keni rrezik që të helmoheni, si dhe do të keni probleme me sistemin tretës.
Patatet – Patatet janë pak të ndërlikuara – nëse i mbani në një vend me temperaturë të ngrohtë, në vend që t’i fusni menjëherë në frigorifer, atëherë temperatura mund të shkaktojë rritjen e botulizmit, një baktere e rrallë. Botulizmi mund të zhduket me një ngrohje të shpejtë të patateve në mikrovalë, prandaj është mirë që t’i mbani ato të freskëta, që mos të keni probleme kur t’i ngrohni sërish.
Orizi – Edhe mënyra se si e ruani orizin para ngrohjes mund të ketë pasoja. Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, “orizi i pagatuar mund të përmbajë baktere që mund të shkaktojnë helmim. Kur orizi është i gatuar, bakteret mund të mbijetojnë… Por, nëse orizi lihet në temperaturë dhome, bakteret mund të shumohen dhe të prodhojnë një lloj helmi, i cili shkakton të vjella ose diarre. Ndaj dhe ringrohja e orizit nuk ju shpëton nga mospërballja me këto lëndë helmuese.