Një Shigjetar është spontan, guximtar dhe gjithmonë thotë atë që mendon. Nëse do të njohësh Shigjetarin, ne do të tregojmë se si është kjo shenjë në të gjitha aspektet.
Shigjetari në punë
Shigjetari është një shenjë mjaft aventuriere dhe i pëlqen të ndërmarrë rreziqe të ndryshme. Për të, zyra është njësoj si shtëpia, ndaj nëse e sheh që dëgjon muzikën e preferuar, apo lexon një libër të ri, mos u çudit, është thjesht Shigjetari që mendon se është në dhomën e vet.
Shigjetari do të ketë sa më shumë liri dhe të krijojë, ndaj mund të jetë mëse e zakonshme që profesioni i kësaj shenje të lidhet me një punë, e cila e lejon të udhëtojë dhe të zbulojë kultura të reja, ndërkohë të shprehë të gjithë kreativitetin dhe njohuritë.
Si një shenjë që udhëhiqet nga Jupiteri, planeti i fatit, ideve të mëdha, si dhe vizionit e mençurisë, Shigjetari është ai personi që jep idenë, sheh ecurinë e kësaj ideje, por ama nuk arrin ta përfundojë atë, ndaj zakonisht punon në ekip.
Shigjetari në dashuri
I frymëzuar nga librat dhe romanticiteti, Shigjetari do një dashuri të ëmbël, të madhe, ku mëson nga personi i zemrës, por jep edhe shumë pjesë nga vetja.
Shigjetari është gjithnjë në kërkim të pasionit, i cili e udhëheq kudo, që nga flirti dhe njohjet e reja, deri në mbrëmjet e zjarrta. Për këtë shenjë, jeta është një aventurë e gjatë dhe shpirti binjak, është miku/ja e udhëtimit.
Por, Shigjetari nuk do ta pengosh në ëndrrat e veta. Nëse ti je një person që mendon dhe planifikon, mund të të themi që do të biesh ndesh me spontanitetin dhe dëshirat pasionante të Shigjetarit.
Kjo shenjë kërkon një partner në jetë që të eksplorojë botën, por edhe skutat më të thella të mendjes dhe shpirtit.
Shigjetari me miqtë
Steriotipi që ekziston për Shigjetarin? Do vetëm të festojë dhe të ëndërrojë. Për të, ose dil i fundit nga festa, ose mos dil fare nga shtëpia. Motoja e kësaj shenje? Është vetëm një fjalë: “PO!”.
Shigjetari i thotë “po” gjithçkaje, nuk prish qejf, vjen me ty nëpër koncerte, teatër, aktivitete sportive, por ama, në shumë raste, nuk bën kompromis me rehatinë e vet.
Zgjedh gjithnjë transparencën dhe sinqeritetin dhe ka zero tolerancë ndaj gënjeshtrave. Ose tregoji se ç’ke në mendje, ose rreziko shoqërinë me të. Gjithashtu, shigjetari vdes për biseda të thella. Mjafton të flasësh për letërsinë, një pikturë, një album të ri muzikor, filma dhe ja, u bëtë miq të ngushtë!
Shigjetari kur është krejtësisht vetëm
Siç thotë dhe Eminem, të gjithë kemi një botë private ku duam të rrimë vetëm dhe Shigjetari, pavarësisht aventurave dhe energjisë së pashtershme, kur është në vetmi, ndryshon pak nga personi që ti njeh.
Ai vdes të udhëtojë, sa më larg të jetë e mundur dhe ndonjëherë, edhe vetëm. Në shumë raste, do të marrë kohën e duhur për të reflektuar, për t’u shkëputur nga monotonia, por edhe për të ushqyer dëshirën e ethshme për aventura.
Por, është edhe një shenjë e vetmuar që mendon mbi gjithçka të mundshme dhe duke qenë se udhëton dhe nuk rri në një vend, mundohet të gjejë “shtëpinë” dhe të përkasë në vende të ndryshme.