E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë është lumturia, mund të merrni shumë përgjigje të ndyshme në varësi të njeriut . Vëreni veten në një prove që të zbuloni pak më shumë për veten tuaj duke iu dhënë përgjigje pyetjeve që do t’ju bëjnë të reflektoni :
Nëse do të kishe një orë plus në ditë, çfarë do të doje të bëje?
– Cilat ndryshime të vogla mund të të ndihmojnë për të pasur një ditë më të bukur?
– Çfarë mund të bësh në mëngjes për të nisur një ditë të shëndetshme?
– Cilat janë kënaqësitë e vogla që të argëtojnë më shumë?
– Cila është pjesa jote e preferuar e ditës?
– Çfarë të gëzon më shumë gjatë ditës?
– Çfarë të mërzit më shumë?
– Nëse paratë nuk do të ishin qëllim, cila do të ishte puna e ëndrrave?
– Cila është ajo gjë që të bën gjithmonë të qeshësh?
– Çfarë të streson më shumë?
– Çfarë të inkurajon më shumë në jetë?
– Kur ka qenë hera e fundit që e ke ndier veten të lumtur?
Tani mbani shënim përgjigjet që dhatë dhe mundohuni që ti vini në zbatim nga dita në ditë që të jetoni më të lumtur me veten tuaj.