Futbollisti legjendar italian Francesco Totti zgjodhi më të fortin në përballjen mes argjentinasve Lionel Messi dhe Diego Maradona.
Messi po përgatitet të luajë në finalen e Kupës së Botës në Katar kundër Francës dhe shpreson të ndihmojë Argjentinën të marrë trofeun e lakmuar. Maradona udhëhoqi ekipin e tij në kampionat në vitin 1986.
Në një intervistë për Bepi TV, Totti ka pranuar se pavarësisht të gjitha meritave të yllit të PSG-së, Maradona mbetet më i miri për të.
“Maradona për mua është futbolli. Tani Messi është lojtari më i mirë në botë, por për mua Diego është akoma më i mirë”,- shprehet Totti.