Pamjet e dhomës së zhveshjes të Argjentinës pas sfidës, me Mesin që shkelte një fanellë të Meksikës, vazhdojnë të krijojnë polemika dhe çështja tashmë ka përfunduar në Parlamentin e këtij vendi. Deputetja María Klemente Garsía Moreno, ka bërë gati një kërkesë zyrtare që do të shqyrtohet në seancat e radhës për të shpallur “non grata” Mesin në Meksikë.
Në kërkesën për shqyrtim numër 6169-III, ajo kërkon që të shpallet “person non grata brenda territorit të Shteteve të Bashkuara Meksikane qytetari me kombësi argjentinase dhe spanjolle Lionel Andres Mesi Kuçitini pasi ka shfaqur një përbuzje të dukshme, ashtu si edhe një mungesë respekti ndaj ngjyrave dhe përbërësve patriotikë”. Sipas saj, veprimet e Mesit ishin “kundër identitetit kombëtar” të Meksikës.