E ardhmja e Cristiano Ronaldos është një dilemë e madhe për tifozët të cilët kanë filluar spekulimet e shumta në rrjet. Një postim në rrjetet sociale për kalimin e CR7-ës tek PSG ka ‘çmendur’ tifozët.
Pjesëtari i familjes mbretërore të Katarit, Khalifah Bin Hamad Al-Thani, që lajmëroi para të gjithëve në Twitter transferimin e Messi-t në Paris, ka postuar një fotomontazh të dy yjeve me fanellën e klubit francez.
“Quizás? Maybe? Peut-être?”, që do të thotë “Ndoshta?”, në spanjisht dhe anglisht dhe “Mund të jetë?” në frëngjisht.
Një mesazh që ka marrë komente nga e gjithë bota.
/Priza.al/