Lionel Messi ka shënuar në pjesën e parë ndaj Australisë.
Ky nuk ishte vetëm goli i parë i Argjentinasit në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.
Në fakt, ky gol ka qenë i nënti për Messin në Botëror, duke kaluar kështu Maradonën i cili ka 8 gola, ndërsa vendin e parë e mban legjenda tjetër argjentinase, Gabriel Batistuta, i cili është golashënuesi më i mirë i Argjentinës. Gjithashtu, Messi shënon sot ndeshjen e 1000 si profesionist.