Pjesa tjetër e Europës duhet të shqetësohet për faktin se Lionel Messi është rikthyer në nivelet e tij të kohës kur luante për Barcelonën, ku fitorja dje 7-2 për francezët pa një Messi të jashtëzakonshëm.
Messi spikati sërish me dy gola dhe dy asistime. Messi më i mirë është kthyer dhe Europa didhet teksa shohin një PSG që i tremb të gjithë. Në Champions League, ai tashmë ka shënuar katër gola në po aq ndeshje, plus tre asistime. Në Ligue 1, Messi ka gjashtë gola dhe nëntë asistime në 11 ndeshje, krahasuar me 6 gola dhe 15 asistime në 25 ndeshje të sezonit të kaluar.
Përveç faktit se është në një formë të mirë duke shënuar dhe duke asistuar, Messi gjithashtu është në një formë të jashtëzakonshme fizike. Messi është gati për Kupën e Botës në Katar 2022, dhe Argjentina ndjehet e plotësuar me “pleshtin” në krye