Pas fitores 2-1 kundër Australisë, Argjentina shijoi një ditë pushimi për të karikuar bateritë përpara çerekfinales së Kupës së Botës në Katar, të planifikuar për të premten më 9 dhjetor, në orën 20:00 në stadiumin “Lusail Iconic”.
Në veçanti, Lionel Messi ka shfrytëzuar rastin të përqafojë bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo, së bashku me tre djemtë e tyre Thiago, Mateo dhe Ciro. Momente të ëmbla familjare, të përjetësuara dhe të ndara në Instagram nga Antonela me mbishkrimin “Momentos” (“Momente të çmuara”).
E gjithë familja tashmë ishte identifikuar nga fotografët dhe kamerat gjatë ndeshjes kundër Australisë, në të cilën Messi shënoi duke hapur rezultatin. Vetë Antonela kishte postuar në rrjetet sociale: “Argjentinë, të dua! Leo Messi, çfarë krenarie!”