Paris Saint-Germain do të jetë pa Leo Messin në ndeshjen ndaj Metzit, të mërkurën nga ora 21:00.
Argjentinasi iu nënshtrua disa ekzaminimeve mjekësore, të cilat konfirmuan një lëndim në gjurin e tij të majtë.
Gjashtë here fituesi i Topit të Artë do t’u nënshtrohet ekzaminimeve të reja mjekësore brenda 48 orëve, dhe, ndërkohë, ai nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos në ndeshjen e mesjavës.
Në tri ndeshjet që luajti, Messi nuk arriti të shënonte apo asistonte, duke mos pasur një nisje të mbarë të aventurës së tij të re. Në anën tjetër, një lajm i mire vjen nga lojtarët e tjerë të dëmtuar të klubit nga “Parc des Princes”. Marco Verrati është rikthyer në stërvitje sot, teksa Sergio Ramos po vazhdon me stërvitjet individuale.
/Priza.al/