Messi mungon në ndeshjen ndaj Leipzigut, dëmtimi në gju ndal sulmuesin argjentinas

Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës në Champions League, ku Paris Saint-Germain do të takohet me Leipzig. Kjo mungesë është për shkak të një lëndimi që e pësoi në ndeshjen kampionate ndaj Lille të premten. Para ndeshjes së PSG-së kundër Lille të premten në Ligue 1, Messi kishte ndier një shqetësim muskulor.

Ai vuan nga shqetësimi në gju dhe një problem muskulor. Messi u aktivizua në 3 ndeshjet e para të grupeve të Champions për këtë sezon, madje ka qenë rezultativ, duke realizuar 3 gola, ndryshe sa ka ndodhur në kampionat, ku ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës pas 8 ndeshjeve që ka qenë në lojë.

Nuk besohet se është dëmtim i madh, Messi pritet të jetë në ndeshjen e radhës në kampionat, atë në transfertë kundër Bordeaux, që luhet të shtunën. Nga ana tjetër, PSG i rikthehet Kylian Mbappé. Sulmuesi francez mungoi në fitoren ndaj Lille për shkak të një tërheqje muskulore, por tani është gati dhe gati të kontribuojë për ekipin.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *