Botërori i Katar është shansi i fundit i Leo Messit për tu bërë i “pavdekshëm”, për të fituar trofeun e vetëm që i mungon në CV e tij mbresëlënëse, Kupën e Botës.
Messi po kalon një moment fantastik, ka bërë liderin tek Argjentina duke udhëhequr përfaqësuesen e tij deri në fazën e 1/8. “Pleshti” ka realizuar 3 gola dhe ka thyer disa rekorde, por as që ka ndërmend të ndalet këtu, në këtë kërcim të tij të fundit shpreson të festojë me të artën në duar.
Messi nuk është i vetmi që e dëshiron këtë trofe, në garë me kohë të plotë janë shumë yje të tjerë, por për momentin, rivalët e tij më të mëdhenj, janë dy miqtë e tij te PSFG, Neymar dhe Mbappe.
Neymar kaloi makthet, u rikuperua në kohë rekord duke u rikthyer me gol në 1/16. Neymar ka nga pas një super ekip, Brazili i tij shihet favoriti kryesor për të fituar këtë Botëror. Fatet e Messit dhe Neymar mund të kryqëzohen në gjysmëfinale.
Nga krahu tjetër, Kylian Mbappe ka diçka më shumë se dy miqtë e tij. Në katër ndeshje, Mbappe është pa diskutim lojtari më i mirë i këtij Botërori, të paktën deri më tani, teksa ka shënuar 5 gola dhe dhuruar 2 asiste. Mbappe ka gjithashtu një super skuadër në dispozicion, fundja janë ata kampionët në fuqi. Mbappe mund të përballet me Messin ose Neymar vetëm në finale e madhe.