‘Messi, Neymar dhe Mbappe një dështim për PSG-në’/ Parashikimi i superkompjuterit për trofeun e Champions League

32 skuadrat më të mira, të ndara në 8 grupe, do të startojnë ndeshjet, që do të kulmojnë në maj të vitit të ardhshëm me fitimin e trofeut të Champions League, garës më të rëndësishme të futbollit europian midis klubeve.

Sipas superkompjuterit “FiveThirtyEight”, treshja sulmuese: Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe, i jep PSG-së vetëm një shans prej katër për qind për t’u bërë kampionë të Europës.

Gjithnjë sipas superkompjuterit, ai i jep Manchester City trofeun e Champions League, i cili sezonin e kaluar ishin finalistë dhe nënkampionë të Europës. Sikurse dihet, skuadra e Pep Guardiolas e eliminoi PSG në gjysmëfinalen e fundit, para se të humbiste ngushtë me Chelsea në finale.

“Bluve” të Londrës u është dhënë një shans 10 për qind për të mbrojtur kurorën e tyre nga superkompjuteri. Kjo do të thotë se ata do të renditen të tretët, pas Bayern Munich, por përpara rivalëve anglezë të Liverpool dhe Manchester United, të cilëve u është dhënë një shans nëntë dhe pesë për qind për të fituar.

Liverpool gjithashtu ka bërë një fillim të mirë të sezonit dhe është pranë rikthimit të tij të formës së tij më të mire sportive, me Virgil van Dijk përsëri në krah.

Gjithsesi, ata kanë fituar pesë ndeshjet e tyre të para në Ligue 1 dhe kjo pa praninë e Messit, që ka luajtur vetëm 24 minuta deri më tani. Superkompjuteri ende i vlerëson shanset e tyre të suksesit poshtë Ajax, Leipzig dhe Barcelona, pavarësisht se francezët kanë “vjedhur” yllin e tyre.

Kjo është lista e plotë e parashikimit të superkompjuterit për Champions League:

Manchester City – 16% shanse për të fituar

Bayern Munich – 11%

Chelsea – 10%

Liverpool – 9%

Barcelona – 8%

Real Madrid – 6%

Manchester United – 5%

Ajax – 5%

Leipzig – 4%

Paris Saint-Germain – 4%

Borussia Dortmund – 4%

Atletico Madrid – 4%

Inter – 4%

Juventus – 2%

Sevilje – 2%

Atalanta – 1%

Salzburg – 1%

Wolfsburg – 1%

Benfica – 1%

Porto – 1%

Villarreal – 1%

Milan – 1%

Sporting – 1%

Zenit Shën Petersburg – 1%

Lille – 1%

Shakhtar Donetsk – 1%

Young Boys – 1%

Club Brugge – 1%

Besiktas – 1%

Dynamo Kyiv – 1%

Malmo – 1%

Sherif Tiraspol – 1%

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *