Messi nuk do luajë ndaj Benficas, Galtier: Zgjodhëm të mos rrezikonte

Lionel Messi alarmoi stafin e PSG-së mëngjesin e sotëm, pasi argjentinasi nuk u stërvit me pjesën tjetër të grupit. “Pleshti” ka ndjerë dhimbje në këmbën e djathtë dhe në këto kushte është vendosur të mos luajë ndaj Benficas ditën e nesërme.

Trajneri i kampionëve, Christophe Galtier, ka folur rreth lëndimit të Messit, teksa konfirmoi se ai nuk do të luajë nesër.

“Leo ndjeu një problem me këmbën e tij gjatë ndeshjes së parë kundër Benficas. Të gjithë menduam se do të ishte në gjendje të luante në ndeshjen e dytë, por në të vërtetë nuk është kështu. Kanë kaluar vetëm gjashtë ditë nga ajo ndeshje.

Ai është shumë më mirë, por ai ende ndjen shqetësimin që mund të jetë problematik në një lojë të kësaj rëndësie dhe ai zgjodhi ta presë ende. Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat gjatë javës dhe ka shumë gjasa që ai të jetë gati për ndeshjen kundër Marseilles”, shtoi Galtier.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *