Për herë të parë në 17 vjet, Lionel Messi nuk është në listën e të nominuarve për Topin e Artë. Sulmuesi i PSG -së dhe Argjentinës është nominuar për Topin e Artë për herë të parë në vitin 2005, e që atëherë nominohej çdo vit, deri sivjet. Futbollisti 35-vjeçar e ka fituar 7 herë Topin e Artë, duke shënuar rekord botëror.
Në listën e publikuar nga France Football për 30 të nominuarit për çmimin nuk është përfshirë as futbollisti brazilian Neymar da Silva Santos. Christiano Ronaldo i cili e ka fituar këtë çmim 5 herë është i përfshirë në listë.
Lista:
- Trent ALEXANDER-ARNOLD (ENG, Liverpool)
- Karim BENZEMA (FRA, Real Madrid)
- Joao CANCELO (POR, Manchester City)
- CASEMIRO (BRE, Real Madrid)
- Thibaut COURTOIS (BEL, Real Madrid)
- CRISTIANO RONALDO (POR, Manchester United)
- Kevin DE BRUYNE (BEL, Manchester City)
- Luis DIAZ (COL, FC Porto pastaj Liverpool)
- FABINHO (BRE, Liverpool)
- Phil FODEN (ENG, Manchester City)
- Erling HAALAND (NOR, Borussia Dortmund pastaj Manchester City)
- Sébastien HALLER (CIV, Ajax pastaj Borussia Dortmund)
- Harry KANE (ENG, Tottenham)
- Joshua KIMMICH (GER, Bayern Munich)
- Rafael LEAO (POR, Milan)
- Robert LEWANDOWSKI (POL, Bayern Munich pastaj Barcelona)
- Riyad MAHREZ (ALG, Manchester City)
- Mike MAIGNAN (FRA, AC Milan)
- Sadio MANÉ (SEN, Liverpool pastaj Bayern Munich)
- Kylian MBAPPE (FRA, Paris-SG)
- Luka MODRIC (CRO, Real Madrid)
- Christopher NKUNKU (FRA, RB Leipzig )
- Darwin NUNEZ (URU, pastaj Benfica pastaj Liverpool)
- Antonio RUDIGER (GER, Chelsea pastaj Real Madrid)
- Mohamed SALAH (EGY, Liverpool)
- Bernardo SILVA (POR, Manchester City)
- SON Heung-min (CDS, Tottenham)
- Virgil VAN DIJK (HOL) , Liverpool)
- VINICIUS JUNIOR (BRE, Real Madrid)
- Dusan VLAHOVIC (SER, Fiorentina pastaj Juventus).