Messi nuk ndryshon mendjen: Nuk do marr pjesë në Botëror

Lionel Messi e ka vendosur dhe nuk do marrë pjesë në Botërorin e 2026 që do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Në një intervistë të fundit, kampioni i botës me Argjentinën nuk e ka ndërruar vendimin e marrë muaj më parë, teksa futbolli dhe Botërori i ardhshëm do humbasin shumë.

“Mendoj se nuk do të marr pjesë. “Qatar 2022” ishte Botërori im i fundit. Do të shoh si do të shkojnë gjërat, por në parim jo, nuk do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Do të doja të shkoja ta shikoja, por jo të marr pjesë”, tha Messi.

Trofeu i munguar i Kupës së Botës u sigurua në Katar nga Messi, që tanimë ka fituar gjithçka në karrierë.

“Pas fitimit të Kupës së Botës, që ishte ajo që më mungonte, jam i kënaqur dhe mirënjohës për karrierën që kam pasur dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua”, vijoi Messi mes të tjerash.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *