Lionel Messi është lodhur nga zërat që dalin nga presidenca e Barcelonës në lidhje me argjentinasin. Sipas “Marca” në orët e fundit sulmuesi i PSG ka telefonuar presidentin e Barcelonës Joan Laportën duke i thënë që të mos komentojë më për të.
Madje, fantazisti i PSG-së ndihet njëkohësisht i përdorur nga miliarderi spanjoll, i cili edhe pse e dinte shumë mirë situatën financiare te Barcelona e përdori imazhin dhe mundësinë e rinovimit të Mesit në “Kamp Nou” vetëm për të marrë votat që i duheshin për presidencën dhe më pas ta lëshonte rrugëve të Parisit ish-numrin 10.
Burimet në fjalë flasin për një telefonatë nervoze mes Laportës dhe babait të Lionelit, me Horgen Mesin i cili ka kërcënuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë, nëse presidenti i Barcelonës vazhdon të komentojë situatat e “Pleshtit”.