Në Tiranë, Matthew Janes Wertz, një mësues amerikan i datëlindjes 11.03.1971, u gjet i vetëvarur në banesën e tij.
Hetimet zbuluan se në një dhomë të mbyllur ishte e vrarë gruaja e tij, Saragih Indah Lilis Sartika, e datëlindjes 11.03.1976, e cila ishte mbytur me litar. Po ashtu, dy qentë e çiftit ishin vrarë me një shkop bejsbolli.
Në banesë janë gjetur prova të ndryshme, përfshirë një letër që përshkruan veprimet e autorit, dorëshkrime të tij, një telefon celular, katër laptopë, dhe një shumë parash. Hetimet janë në vazhdim, dhe autopsia e kufomave do të kryhet më 20 gusht 2024.
Ngjarja po hetohet si vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe vrasje e kafshës së shoqërimit.