Mësuesi Tolem Lamaj nga fshati Drithas në Vlorë u arrestua nga policia me akuzën e kultivimit të një bime të dyshuar si opium. Nipi i Lamajt tregon se me këtë bimë janë rritur, duke e parë të kultivohet si një bimë e egër në toka të papunuara.
“Kanë ardhur oficerë civilë dhe kanë qëndruar pak kohë rreth shtëpisë së xhaxhait tim. Inspektori i ka thërritur, pasi kanë ardhur këtu kanë parë ca bimë që ne i themi lulekuqe, ose lulerozë, e kemi përdorur dhe për të bërë byrek. Është në çdo bahçe të fshatit” – shprehet për Fax News nipi i mësuesit të arrestuar.