‘Mësuesit të jenë të vaksinuar në shtator!’/ Drejtoria e Arsimit Parauniversitar nxiton të sqarojë SMS-në dhe u hedh fajin mediave  

Në Shqipëri sa herë që zbulohet nga mediat ndonjë skandal apo abuzim në administratën shtetërore, kjo e fundit nxiton gjithmonë të mbulojë fajin dhe t’u hedh fajin mediave.

Kështu ka ndodhur edhe sot me lajmin që tashmë ka bërë bujë dhe ka shkaktuar reagim masiv kundër në rrjetet sociale, në lidhje me një vendim të Ministrisë së Arsimit që kërkon vaksinimin me detyrim të të gjithë mësuesve.

SMS-ja që u është dërguar në numrat respektiv drejtuesve të Zyrave Arsimore dhe atyre të shkollave, është “dekonspiruar” nga mediat, që e kanë bërë publike menjëherë këtë mesazh ultimativ, në një kohë që në shumë shtete të Europës kanë shpërthyer protesta të madha të qytetarëve për të kundërshtuar vendimet për bërje vaksinimi me detyrim.

Kështu, e gjendur përball një fakti të zbardhur dhe një skandali, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ka nxituar të “sqarojë” këtë problem duke fajësuar për këtë portalet dhe mediat sociale që e publikuan të parat një vendim të tillë arbitrar që shkel parimet dhe të drejtat themelore të njeriut, të mbrojtura me ligj dhe konventa ndërkombëtare.

Kështu DPAR-ja ka reaguar pas denoncimit të ‘SMS’-së në telefonat e mësuesve për të kryer vaksinën ndaj COVID-19 deri në shtator, duke e mohuar faktin se kjo gjë është kërkuar me detyrim.

Sipas njoftimit zyrtar, vaksinimi është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë, por në asnjë rast nuk është i detyrueshëm.

Në deklaratën e DPAR-së, theksohet se, nuk ka asnjë vendim për vaksinim me detyrim ndaj mësuesve, të cilët do të rikthehen në shkolla në shtator të këtij viti.

Ja reagimi zyrtar i DPAP-së

“Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar

Në lidhje me njoftimet e shpërndara ditën e sotme në disa portale, sa i takon vaksinimit me detyrim të punonjësve mësimorë dhe stafeve ndihmëse, sqarojmë se nuk ekziston asnjë vendim për vaksinim me detyrim.

Kemi të bëjmë me një keqinterpretim të kërkesave për informacion rutinë në zyrat dhe institucionet arsimore, për numrin e mësuesve të cilët janë duke vijuar procesin e vaksinimit me dozën e dytë.

Procesi i vaksinimit është rekomandim i ekspertëve të shëndetësisë për t’u mbrojtur nga COVID-19, por në asnjë rast nuk është  i detyrueshëm për asnjë punonjës mësimor apo staf ndihmës në Institucionet Arsimore”.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *