Mësuesja mbante në shtëpi regjistrat/ Procedohet penalisht bashkë me nëndrejtoreshën

Policia e Bulqizë ka reaguar në lidhje me rast e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një ish-mësuese ka mbajtur në shtëpi regjistrat në shenjë revolte. Ajo figuronte se kishte punuar 5 ditë në vitin e shkuar shkollor, ndërkohë që nuk kishte punuar asnjë ditë. Kjo gjë e pengonte të merrte pagesën e papunësisë për atë vit.

Policia sqaron se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për ish mësuesen dhe nëndrejtoreshën e shkollës Gjoricë. “Shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.” – njofton policia.

Lavdie Xheka ka thënë për “Fiks Fare” se i kishte marrë regjistrat për shkak të mosmarrëveshjes dhe nga inati personal me drejtorin.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një rast të publikuar mbrëmjen e datës 25 prill 2023, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku shtetasja L.XH., kishte marrë nga shkolla dy regjistra të klasave të ndryshme dhe nuk i kishte dorëzuar ato, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorim detyre”, dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetaset L.XH., 52 vjeçe; E.S., 33 vjeçe, banuese në Bulqizë.

Shtetasja L.Xh., duke qenë me detyrë mësuese në shkollën 9-vjeçare Gjoricë në Bulqizë, ka marrë nga ambientet e shkollës dhe nuk ka dorëzuar dy regjistra të dy klasave të ndryshme, duke i publikuar më pas në media. Ndërsa shtetasja E.S., me detyrë nëndrejtoreshë e shkollës Gjoricë, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke mos ruajtur dhe administruar dokumentat zyrtarë (regjistrat) e kësaj shkolle.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falenderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *