Mësuesja qethi pa leje vajzën, babai ‘shtang’ shkollën, kërkon dëmshpërblim marramendës!

Babai i një 7-vjeçareje, ka paditur stafin e shkollës, pasi një mësuese i preu flokët vajzës pa leje dhe tani kërkon 1 milion dollarë dëmshpërblim. Padia e Jimmy Hoffmeyer thotë se të drejtat kushtetuese të vajzës së tij me rracë të përzier janë shkelur. Ai e ka nxjerrë vajzën nga shkolla.

Një hetim nga distrikti shkollor arriti në përfundimin se mësuesja kishte thyer politikën e shkollës, por nuk kishte vepruar me paragjykime racore.

Ajo u qortua, por megjithatë nuk u pezullua nga puna në shkollën fillore, Ganiard në Mount Pleasant. Jimmy Hoffmeyer i tha ‘Associated Press’ se vajza e tij Jurnee ishte kthyer në shtëpi nga shkolla me flokët e prera nga njëra anë. Një shok klase kishte përdorur gërshërë për të prerë flokët e gjatë kaçurrelë të Jurnee në një autobus shkollor, tha ai.

Dy ditë më vonë, Jurnee u kthye nga shkolla në shtëpi me flokët e prerë edhe nga ana tjetër. Babai i saj kishte menduar se ishte sërish një shok klase por vajza kishte pohuar se kishte qenë mësuesja ajo që ja kishte prerë pjesën tjetër të flokëve.

Padia u ngrit në një gjykatë federale në perëndim të Miçiganit kundër Shkollave Publike Mount Pleasant dhe dy anëtarëve të stafit.

Përveç shkeljes së të drejtave kushtetuese të fëmijës, padia gjithashtu pretendon diskriminim racor, kanosje etnike, shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve emocionale dhe sulmeve.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *