Meta: 25 prilli është referendum popullor! E pafalshme mosmbështetja e bujqësisë dhe fermerëve

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me programin për mbështetjen për bujqësinë. Fondet nga programi i mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural arritën në 3.5 miliardë lekë në vitin 2020. Sakaq, 40 për qind e kësaj shume, rreth 1.3 miliardë lekë shkuan si mbështetje direkte për fermerët dhe pjesa tjetër 60 për qind shpenzime korrente. Kjo duke iu referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave që u publikuan në një raport Monitorimi për buxhetin e bujqësisë më 2020. Sa i takon këtyre shifrave, presidenti Meta thotë se është e pafalshme mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve.

Ai shpreh shqetësimin se 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ato të cilat Meta i konsideron si “thërrime”, përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Statusi

Mosmbështetja e bujqësisë dhe e fermerëve, është e pafalshme dhe rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive.

Plot 60 përqind e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermeret, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon.

Prandaj 25 Prilli, është referendum popullor për shumë më tepër para dhe mbështetje për Bujqësinë dhe fshatin.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *