Meta akuza qeverisë: Kavaja po kthehet qëllimisht në një katund

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në takimin e mbajtur me strukturat e kësaj partie,  nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë, teksa tha se Kavaja po kthehet qëllimisht në një katund, pasi i mungojnë institucionet publike.

Meta tha se e gjitha kjo, bëhet për llogari të investitorëve strategjikë.

Meta:

Dje u takova me disa qytetarë nga Kavaja. Sot Kavaja, një nga qytetet më të mëdhej djhe më të rëndësishëm në vend, rrezikon të kthehet në një katund. Pa hipoteka, pa gjykata, pa prokurori,  dhe pa institucione.

Pse bëhet kjo?

Se duan ta lodhin Kavajën, se duan të zbrazin Kavajën, pasi duan që të ua japin investitorët strategjik, këtyre hajdutëve. Se çfarë bën ky me njerëzit e ndershëm? I Lodh, i sulmon, dhe i detyron që të ikin, në mënyrë që të ua japë këtyre investitorëve. Këtyre njerëzve, iu jep pronat e ushtrisë, ua fal.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *