Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një bashkëbisedim me gjimnazistët e shkollës ‘Gjergj Cano’ në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Meta u ndal te deklarata e kryeministrit Edi Rama për dhënien e 5 mijë lekëve për pensionistët, duke argumentuar se qëllimi është blerja e votës, pasi më 14 maj do të mbahen zgjedhjet lokale.
“Tani u kujtua për pensionistët ai, para zgjedhjeve. Në dhjetor arkëtoi 400 mln euro si rezultat i rritjes së çmimeve. Në vend që t’ua kthente pensionistëve studentëve, këto para ua dha klientëve të vetë për qëllime korrupsioni dhe luksi. Besoj se me Belind Këlliçin si kryetar Bashkie do jetë tjetër transparencë. Një mbledhje këshilli nuk është zhvilluar në katër vjet. Investimet kanë qenë në rënie në Bashkinë e Tiranës”, tha Meta.
Sakaq, kreu i PL-së foli dhe për çmimet e larta në vend, ku u ndal më tepër tek sektori i ndërtimit dhe karburanteve. .
“Ne e dimë që jemi një nga vendet më të pasura dhe prodhojmë naftë, por çmimi është më i lartë se në vendet e tjera që nuk kanë naftë. Shqiptarët shkojë mbushen me naftë në Prizren dhe kthehen këtej, dhe ajo naftë u del për një muaj. Nga karburanti varen shumë elemente të tjerë.”, shtoi Meta.
Sakaq shtoi se kostot e jetesës janë rritur, ndërsa kryeministri Edi Rama merr borxh për të udhëtuar me charter.