Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot se protestuesit u dhunuan në tubimin përpara parlamentit. Akuzoi kryeministrin se u fsheh dhe nuk shkoi të japë përgjigje në parlament për dokumentarin e RAI3.
“Në parlamentin italian do të zhvillohet një interpelancë për deklaratat e Arben Ahmetajt ndërsa Edi Rama këtu nuk raporton për situatën e kriminalitetit.
Dënoj dhunën e ushtruar në protestën e sotme përpara kuvendit. Policia është vendosur në shërbim të drogës dhe mbrojtje të trafikantëve. Edi Rama takon në zyrë vetë narkotrafikantët” tha ai.
A ka dështuar protesta para bashkisë Tiranë? “Absolutisht nuk mund të thuhet se protestat janë dështim për opozitën. Ato janë zëri i qytetarëve për të vendosur normalitetin, unë nuk kam qenë në protestë pasi pak më parë erdha nga aeroporti ku isha në një takim në Gjermani.
PL ka qenë, është dhe do të jetë në cdo protestë qytetare. Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës do të vijë shumë shpejt dita që ta shohë bashkinë nga jashtë. PL është në krye të luftës në bashkinë e Tiranës”.
Tha se Edi Rama po bën gati ndërtimin e kullave mbi pronat publike. “Projekti i ri i Ramës është ndërtimi i kullave deri në 41 kate në pronat publike. Prona e parë që do të shembet është drejtoria e shërbimeve qeveritare në Komunën e Parisit.
Prona e dytë është në afërsi të bulevardit ku është zyra vendore e arsimit për t’i hapur vendin një tjetër kulle. Prona te Inxhinieria, “Harry Fultz”, etj. Ky është pastrim i hapur i parave të pista”. Lulzim Bashën e akuzoi për kopjimin e programit, referuar ndihmës për familjet e reja, bonusin e bebes dhe jo vetëm