Meta “bën një hap pas”/ Lë kërcënimet, flet për marrëdhënien me Kim

Presidenti, Ilir Meta është takuar këtë me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, me të cilët vitin e kaluar pati tensione.

I pyetur nga gazetarët se kush e bëri hapin e parë për përmirësimin e kësaj marrëdhënieve me ambasadoren e SHBA, ky I fundit tha se nuk sheh asnjë problem në këtë drejtim.

“Nuk shikoj asnjë problem në këtë drejtim përveç forcimit të mëtejshëm, bashkëpunimit të mëtejshëm jo vetëm kundër trafikut të qenieve njerëzore, që është një problem tepër serioz dhe që vendi ynë e përjeton shumë për shkak të rritjes së numrit të qytetarëve tanë që largohen dhe për fat të keq dhe të fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit të cilët bien shpesh pre e trafikantëve ndërkombëtarë që është një pasojë e madhe jo vetëm për shoqërinë tonë, sepse jo vetëm shkatërron të rinj, fëmijë, familje të ardhshme, por edhe shteron shumë prej energjive të mira të këtij vendi për zhvillim”, tha ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *