Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta doli në një konferencë për mediat ku ftoi të gjithë qytetarët që ditën e hënë të jenë në protestë, mirëpo duket se kjo thirrje ka shkuar për të tjerët dhe jo për vetë ai. Ai sot nuk është parë në protestën e organizuar nga aleati i tij, Sali Berisha.
Sakaq, deputetët e Partisë së Lirisë janë të pranishëm në seancë plenare dhe po kërkojnë të respektohet koha e tyre e fjalës.