Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që vulën e PD-së ti takojë ish kryeministrit Sali Berisha.
Meta i uron të gjithë demokratët dhe opozitarët dhe përshëndet vendimin që riktheu vulën te demokratët.
Ai u shpreh ky moment është shumë i rëndësishëm për shtuar forcat e rivendosjes së legjitimitetit, kushtetutshmërisë, parlamentarizmit dhe llogaridhënies.
“Sali Berisha nuk ka marrë vulën, ai është vetë vula e PD-së”, tha Meta.
Sipas tij shkatërrimi i opozitës i duhej Ramës për të grabitur zgjedhjet e fundit.