Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka arritur në SPAK. Me gati një orë vonesë, Meta është dërguar nga policia e burgjeve në ambientet e SPAK-ut ku do të merret në pyetje nga prokurorët dhe oficerët e BKH-së.
Dje ishte radha e Sali Berishës por edhe e Monika Kryemadhit për t’u paraqitur në SPAK.
Ilir Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK se gjatë ushtrimit të detyrave të tyre në të shkuarën janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Prokurorët e Posaçëm argumentojnë se hetimet treguan se ata kishin përdorur pushtetin për favorizime të njerëzve të tyre dhe kishin marrë prej tyre vlera monetare.