Ish-presidenti Ilir Meta ka pranuar mbrëmjen e sotme se do të garojë për kryetar i Partisë së Lirisë. Ai tha se pas dy muajsh, do të mblidhet Konventa, duke shtuar se mund të garojë kush të dëshirojë.
“Pa asnjë diskutim do garoj. Brenda dy muajsh do mblidhet Konventa dhe do merren vendimet, kush të dojë të konkurrojë”, tha ai.
“Besoj se në këtë mënyrë po kryej detyrën time ndaj popullit të Shqipërisë. Referendumi është mekanizëm për të mbajtur në kontroll klasën politike që mos guxojë njeri më të bëjë ligje me emra… do merret maxhoranca, ky është qëllimi i kësaj force. Do merret maxhoranca rrugës, ky është objektivi”, tha Meta.