Meta e sulmoi me foto/ Reagon Veliaj: Kur t’i ishte kryeministër, Tirana mbulohej nga tymi i gëlqeres së Krujës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryeqyteti ka ndryshuar shumë prej vitit 1980 deri më sot.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Veliaj shkruan se qyteti i publikuar nga Meta nuk ka lidhje me Tiranën.

Sakaq shton se në periudhën kur Meta ka qenë kryeministër, qyteti ishte në tym e flakë nga gërqelja e Krujës.

“Të kesh nostalgji për Tiranën, kur ishte qyteti i fuksave të sigurimit, është e drejta jote. Por siç të mirëpriti ty, ka mirëpritur dhe 1 milionë të tjerë! p.s. Foto e Tiranës 1999 kur ishe KM me Sharrën tym e flakë e gëlqeret e Krujës si vello. S’ke asnjë ndërtesë 2021 në foto!”, ka shkruar Veliaj.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *